“Të ngecur” në Shqipëri/ Covid-19, turistët holandezë flasin për eksperiencën e tyre

31/03/2020 16:02

Situata kaotike e krijuar si pasojë e koronavirusit, ka detyruar shumë shtete që t’i mbyllin kufinjtë e tyre dhe si rrjedhojë nuk janë të paktë idividët që janë detyruar të qëndrojnë të “izoluar” jashtë vendeve të tyre.

Një histori e përafërt është dhe ajo e dy turistëve holandezë, të cilët para se kufinjtë të mbylleshin kanë qenë duke eskploruar vendin tonë dhe tashmë janë izoluar këtu. Në pamundësi për të udhëtuar drejt Holandës, ata janë detyruar që të qëndrojnë te hoteli ku kishin vendosur për të pushuar ditët e qëndrimit në Shqipëri.

Natyrisht pronari i lokalit i pranoi që të qëndronin në ambientet e hotelit pa pagesë. Por, turistët, në shenjë falenderimi ndihmojnë çdo ditë në punët e fermës dhe hotelit. Turistja, foli për këtë eksperiencë në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi. Turistja tha se ndihet mirë në Shqipëri dhe se nuk ka asnjë ide se kur mund të rikthehet në Holandë.

“Kur u kthyen nga Greqia ata dëshironin që të qëndronin dhe një javë këtu dhe u mbyll restoranti dhe lokali, u mbyllën kufijtë. Jo padyshim nuk paguajnë, sepse e kemi mbyllur pjesën e saj, këta na e shpërblejnë duke punuar. Ne i kemi thënë që nuk është kusht puna. Pikë së pari ne kishim qenin tonë që nuk kemi pasur kohë të merremi me të, ato e pastruan, e lanë. Ju përveshën me rradhë kafshëve, ndihmojnë çdo ditë në punë të ndryshme”, u shpreh pronari i hotelit.

Ndërsa turistja tha:

“Po më pëlqen shumë, më pëlqen që të ndihmoj duke qenë se nuk kemi mundësi që të ikim, po gjejmë mënyrën për të ndihmuar. Ndihmoj në përgatitjen e ushqimit, të përgatitjes së kafshëve, por më pëlqen edhe të kujdesm për qenin. Nuk kam absolutisht asnjë ide, por do të shkojmë sa të kemi mundësi në Holandë”.

Top Channel