Shqipëria shënoi të premten viktimën e 9-të të koronavirusit. Një paciente 52-vjeçare nga Vlora, e konfirmuar me COVID-19 ndërroi jetë në mbrëmje, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ajo ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë. 52-vjeçarja është viktima e nëntë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Dje Ministria e Shëndetësisë njoftoi për më pak të infektuar, vetëm 12. Gjithsej të prekur janë 186 persona, ndërsa 32 janë shëruar.

Top Channel