Një fotograf në karantinë/ Roland Tasho: Kjo është kriza e parë që nuk fotografoj

27/03/2020 15:20

Në këto ditë të vështira karantinimi të paktë janë ata që të hapin dyert e shtëpisë, për të treguar si po e kalojnë ditën.

Fotografët janë të parët që e dokumentojnë krizat dhe ne do të vizitojmë fotografin Roland Tasho për të parë nëse ai ka realizuar ndonjë foto në Tiranën e këtyre ditëve. Apo ka qëndruar në karantinë të plotë.

“Më gjetët duke marrë pluhurat. Uroj që shokët e mi të mos më zemërohen që po ndihmoj gruan në punët e shtëpisë”.

Si i ke kaluar këto ditë?

“Këto ditë kam qëndruar në karantinë të plotë dhe për ne fotografët pjesa që na tërheq më shumë është arkivi. Unë jam marrë me sistemin e arkivit, duke nxjerrë edhe fotot më historike”.

Cilat janë fotot që ke bërë gjatë momenteve të krizave historike?

“Gjatë ndërrimit të sistemit, gjatë ‘97, gjatë luftës së Kosovës, etj”.

Po gjatë kësaj krize të një lloji tjetër ke fotografuar?

“Kjo është kriza e parë që nuk fotografoj. Këto kohë i kam kaluar në karantinë të plotë. Por edhe kjo Tirana e sotme nuk më pëlqen ta fotografoj. Tirana e mbushur plot me pallate dhe pa oborre”.

Megjithatë besoj që edhe këtë periudhe nuk do ta lini pa fotografuar, edhe me Tiranën bosh?

“Besoj që se shpejti do dal për të fotografuar”.

Në shtëpinë tuaj ka shumë elementë, por kjo karrigia me firmat e shkrimtarëve është më e veçanta.

“Po syri juaj e gazetares e ka kapur. Është një gjë ekskluzive qe ju e shihni për herë të parë dhe ka firmat e të gjithë shkrimtarëve qe unë kam fotografuar”.

Top Channel