Zlatan Ibrahimovic var këpucët në gozhdë. Një lajm i bujshëm vjen nga Italia lidhur me të ardhmen e bomberit suedez.

Gazzeta Dello Sport shkruan se Ibra mund të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni.

Forma e dobët e Milanit në këtë sezon ka bërë që Zlatan të mendojë seriozisht largimin nga kuqezinjtë në verë, por duke parë edhe situatën e krijuar nga koronavirusi në të gjithë botën, Ibrahimovic me shumë gjasa mund të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur në verë. Tetorin e ardhshëm, Ibrahimovic mbush 39-vjeç.

Top Channel