Shkodër/ Në doganën e Hanit të Hotit kalojnë 700 udhëtar, asnjë i prekur me CoVid-19

15/03/2020 11:07

SHKODËR – 700 të huaj dhe shqiptarë kanë kaluar në dy anët e kufirit në Hanin e Hotit gjatë orëve të fundit. Kujtojmë se kjo është pika e vetëm që funksionon deri më tani me Malin e Zi pasi dy të tjerat u pëzulluan për shkak të masave të ndërmarra nga shteti shqiptarë për frenimin e përhapjes së CoVid 19.

Në zbatim të Urdhërit të Brendshëm të D.V.P.Shkodër në qytetin e  Shkodrës, janë ngritur dhe kanë funksionuar gjithsej 16 pika kontrolli me 60 punonjës policie, të mbështetur nga punonjës të FNSH dhe Ushtrisë. Një pikë kontrolli është vendosur në Urën e Bunës për reduktimin e lëvizjes edhe të kembësorëve.

Sipas njoftimin nuk ka patur asnjë rast të infektuar nga COVID-19  në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Në pikën kufitare të  Muriqan është ndërprerë totalisht qarkullimi, ndërsa në pikën kufitare të  Hanit Hotit janë regjistruar rreth 700 shtetas të huaj dhe vendas që kanë kaluar dy anët e kufirit.

Nga Komisioni i Mbrotjes Civile-Qarku Shkoder  është terhequr vemendja përseri për ndërhyrjen e strukturave ligjzbatuese në kontrollin dhe monitorimin e çmimeve si dhe në pastrimim e higjenizimin e rrugëve kryesore e sidomos të vendgrumbullimit të mbeturinave.

Është kërkuar që të shpejtohen mekanizmat për sigurimin e maskave dhe dorezave pasi ka mungesa në qytetin e Shkodres.​

Top Channel