Përputhen/ Geri i kërkon falje Inës me një vallëzim romantik, ajo nuk i përmban lotët nga emocionet

15/03/2020 18:39

Sa herë që flitet për rubikën “Përputhen” në “E Diell”, në mënyrë automatike mendja të orienton tek Ina dhe Geri, dhe kjo jo pa shkak. Kjo dyshe ka kryer disa takime së bashku dhe kanë shfaqur pëlqim në mënyrë reciproke për njëri-tjetrin.

Por së fundmi, me zhvillimet që kanë ndodhur në studio, ka pasur një krisje mes palëve. Megjithatë për të rikuperuar marrëdhënien e tyre, ka menduar Geri, i cili e ftoi Inën për një vallëzim. Kërcimi i tyre u shoqëruar dhe nga ovacionet dhe duartrokitjet e publikut, për ta bërë këtë moment sa më magjik. Pas kësaj surprise, Ina u pa shumë e emocionuar, aq sa nuk i përmbajti dot lotët. Ajo pranoi që t’i jepte një mundësi Gerit për t’u sqaruar dhe për këtë arsye, ishte ai i përzgjedhuri i saj për këtë javë në një takim. Por me kushtin që surprizat për të nga Geri, duhet të përsëriten sistematikisht çdo javë.

Top Channel