Komisioni i Venecias ka gati draft-opinionin për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Ky komision iu ka vendosur palëve disa afate para publikimit te opinionit. Data 6 mars është afati për qarkullimin e draft opinionit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se data 13 mars është afati për autoritetet që të dorëzojnë komentet.  Versioni i rishikuar është bërë mbi bazën e komenteve të marra. Ndërkohë data për afatin për komentet finale është 20 marsi në orën 12:00. Nëse nuk ka asnjë koment deri më datë 20 mars, opinioni është miratuar.

Nëse deri më 20 mars ora 17:00 komentet janë marrë dhe bëhet qarkullimi nga presidenti në emër të raportuesve mbi propozimet finale për amendamente dhe kërkesa nga presidenti për një marrëveshje finale nga anëtarët.

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese ka sjellë përplasje të forta mes Presidenti dhe Kuvendit të Shqipërisë. Të dy palët i janë drejtuar Komisionit  të Venecias, për të dhënë opinionin përfundimtar, se cila palë ka shkelur Kushtetutën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA