Pas Gregut edhe kryeministri Rama “thumbon” Olsin dhe Braçen për humbjen e Partizanit: Halle halle kjo dynja…

28/02/2020 22:27

Pas fotove të Greg Ramës ku me një shall të Tiranës ku ironizonte Partizanin për humbjen në derbin kryeqytetas, ka reaguar edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Edhe kryeministri Rama ka “thumbuar” vëllanë e tij Olsi Ramën i cili është drejtor i Partizanit si dhe zëvendës kryeministrin Erjon Braçen i cili njihet një tifoz i zjarrtë i Partizanit, pasi ekipi i tyre  u shpartallua sot nga Tirana me rezultatin 5-1.

Në instagram teksa riposton foton e djalit të tij Rama shkruan se ”O zot, ky me Tironën xhaja vet dhe Erjoni im me Partizonin Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel