Në një kohë kur Koreja e Jugut ka konfirmuar 115 raste të reja duke e çuar kështu në 1,261 numrin e të infektuarve, 12 persona raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e prekjes nga koronavirusi.

Situata rezulton shqetësuese edhe në Iran, me shtimin e 44 rasteve të reja duke e shpënë kështu shifrën totale të të infektuarve në 139. Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 19, me tre vdekje të orëve të fundit.

Ndërkohë:

Kina- 78,073 të infektuar, 2,715 të vdekur

Japonia- 172 të infektuar, 2 të vdekur

Italia- 357 të infektuar, 11 të vdekur

Tailanda- 40 të infektuar

Franca- 17 të infektuar, 2 të vdekur

Top Channel