Ndihma për nënën e braktisur, pas rastit të shfaqur në “Shqipëria live”

26/02/2020 19:21

Ditën e hënë në emisionin “Shqipëria live” është transemtuar rasti i një nënë që jeton e vetme në Bubq.

Pas tronditjeve nga tërmeti, shtëpia e Sabie Begës u shemb duke e nxjerrë atë dhe historinë e saj në pah. E moshuara është shprehur prej 30 vitesh e vetme dhe se fëmijët kanë jetën e tyre.

Një rast që preku shumë ndjekës të Top channel dhe emisionit “Shqipëria live”.

Menjëherë pas 2 ditësh ka qënë Kryqi i Kuq Shqiptar që ka reaguar për t’i ardhur në ndihmë nënë Sabies duke i dërguar ndihma materiale, ushqimore dhe asistencë shëndetësore.

Top Channel