Në Gjirokastër karnavalet mbushën jetën e mbrëmjes për dy netë me radhë shoqëruar me zjarre, muzikë, ushqim dhe maska. Festa që riktheu traditën pas 6 dekadash pati edhe identitet lokal.

Një pjesë e maskave u krijuan më mënyrë artizanale në qytet ndërsa pikturimi i fytyrave u kthye në pjesë të zbavitjeve sidomos për të vegjlit.

Erik Lloshi, Krenar Seiti dhe Xhesara Friski mbushën me muzikë të përzgjedhur mbrëmjen ndërsa ritmet moderne të sjella nga DJ të njohur mbajtën gjallë orët e vona.

Loena Bakuli drejtore e turizmit në bashkinë e Gjirokastrës tha se festa u përpoq ti përshtatet interesave dhe kërkesave të të gjitha grupmoshave ndërsa i ka paraprirë pranverës dhe çeljes së sezonit turistik.

Në Gjirokastër për herë të parë këtë vit po zyrtarizohet një kalendar festash që pritet të ngjallë interesin e vizitorëve. Sektori i turizmit e ka listuar si një prej problemeve më madhore mosnjoftimin paraprak të eventeve çka pengon planifikimin e shitjeve. Kalendarit të këtij viti ende i mungon data e Festivalit Folklorik Kombëtar i parashikuar sipas Ministrisë së Kulturës të ndodhte këtë vit e që sipas gjasave nuk do të organizohet.

Top Channel