Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut, ku një 47-vjeçar ka qëlluar me thikë nënë e tij dhe më pas ka tentuar t’i vërë flakën.

Deri më tani thuhet se 47-vjeçari është me probleme mendore ndërsa është arrestuar nga policia.  Gruaja është dërguar me ambulancë në spitalin e Shkupit ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Top Channel