Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3ºC në 08ºC, në zonat e ulëta nga 02ºC në 14ºC dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 15ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 08ºC dhe në zonat e ulëta nga 01ºC në 09ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qyetet kryesore të vendit dhe Europës:

FOTO GALERI
1/6

Top Channel