Juristi Hazizaj në Top Talk: Nuk ka grusht shteti, Meta në pamundësi për t’iu përgjigjur kësaj arsyeje me dekrete

20/02/2020 18:22

Ditën e sotme në Top Talk ka qenë i ftuar juristi Sokol Harizaj i cili edhe një prej personave që ka punuar për krijimin e kushtetutës që kemi ne sot.

Harizaj:

Unë do ti qasem të vërtetës ndryshe. Nuk do më pëlqente të përdorja nocione të tilla siç është grushti i shtetit apo nocione të cilat e tejkalojnë atë çka ndodh me të vërtetë në Republikën e Shqipërisë.

Së pari përveç dekreteve që varen prej tij dhe njohur kjo nga dispozita kryesore kushtetuese Meta nuk mund të bëjë dot asnjëlloj dekreti tjetër publik në mes të qytetarisë. Dekretet kanë një farë solemiteti që bëhen vetëm në zyrën e presidentit. Unë nuk e di se për çfarë dekreti bëhet fjalë.

Këtu mesa ndjej unë nuk ka dekrete të karakterit normues, nominal, akt si akt administrativ i Presidentit që mund ti nënshtrohet fuqisë qytetare. Që ti drejtohet qytetarëve në datën 2 mars.

Unë mendoj se në mënyrë figurative Presidenti i Republikës do të dalë para qytetarëve për t’u thënë atyre pamundësinë e ushtrimit të detyrës prej tij.

Top Channel