Studimi i OECD/ Gjermania, e vështirë për emigrantët

18/02/2020 02:31

Gjermania është një shoqëri në plakje, ku mungojnë forcat e kualifikuara. Kaq shumë refugjatë që erdhën, duket sikur është një dhuratë, apo jo? Kaq e thjeshtë nuk është, arrin në përfundim një studim i OECD-së.

Pengesa kryesore për emigrantët është mungesa e njohurive të gjuhës, por edhe një mungesë arsimimi e shkaktuar nga gjendja e luftës, thotë organizata. Sipas OECD-së, janë shumë të rëndësishme masat shoqëruese profesionale për migrantët.

Nga ana tjetër mësimi i gjuhës kushton kohë, po ashtu edhe përfundimi i një shkolle profesionale, duhet të shkruash aplikime, të shkosh nëpër zyra apo të kërkosh një apartament. Ka një garë me kohën me procedurën e azilit, kohë, të cilën nuk e kanë shumë refugjatë, sepse ata duan të fitojnë shpejt para apo kanë frikë, se dëbohen nga vendi, sepse nuk kanë punë.

Nga ana tjetër në Gjermani varet nga vendi ku banon, se në cilën moshë dhe sa kohë ke të drejtë për kurset e përgatitjes profesionale. Në shtatë lande gjermane, të rinjtë nga mosha 16-18 vjeç kanë të drejtën për përgatitje profesionale, në disa lande të tjerë edhe migrantët nga mosha 21 deri në 25 apo 27 vjeç. Kjo duhet të njësohet.

Defiçite ka edhe tek punëdhënësit që nuk marrin refugjatët si nxënës. Rreziku më i madh është sigurisht gjendja e pasigurisë ligjore. Ka disa kohë që një rregullore i mbron refugjatët që ndodhen në shkollim profesional, nëse kërkesa për azil është refuzuar. Nëse ata e kanë një kontratë për shkollën profesionale, mund ta përfundojnë shkollimin dhe të punojnë dy vjet.

Por e ashtuquajtura rregullore “3+2” interpretohet ndryshe nga autoritetet në Gjermani. Sipërmarrjet gjermane presin përmirësimin e situatës më 1 mars 2020.

Top Channel