A po fsheh Donald Trump dosjet e Epstein? Akuza të forta nga Kongresi: Po krijon një perde tymi për të bllokuar publikimin Kandidati presidencial demokrat, Michael Bloomberg do të marrë pjesë për të parën herë në një debat me rivalët, të mërkurën.
Për të marrë pjesë në debatin e radhës së kandidatëve demokratë, nevojitet të arrish një shifër prej mbi 10 për qindësh në katër sondazhe kombëtare të njohura nga partia demokratike. Të martën, një sondazh i fundit doli në përfundimin se ai kishte mbështetjen e 19 për qind të të anketuarve.
Ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, nuk ka hyrë ndërkohë në katër garat e para për nominim. 78 vjecari, Blumberg ka zgjedhur të hyjë në garë më 3 mars, në atë që njihet si super e marta, kur 14 shtete do të votojnë. Ai ka shpenzuar qindra e miliona dollarë në reklama televizive dhe radiofonike, për fushatën e tij. Sipas CNN ai ka një staf elektoral që përfshin më shumë se 2 mijë ndjekës në Nju Jork dhe në të gjithë vendin. Blumberg e ka prezantuar veten si kandidati i vetëm demokrat që mund të nxjerrë Donald trump nga shtëpia e bardhë.
Top Channel