“Dritë përtej errësirës” Ekspozita në Shkodër, 30 vite pas rikthimit të lirisë së besimit

16/02/2020 20:35

Lidhjen shpirtërore me fenë, populli shqiptar nuk e shkëputi asnjëherë. Diktatura komuniste përkohësisht e fitoi betejën me të por nuk mundi të fitonte kurrsesi luftën.

Ky është mesazhi që përcjell ekspozta “Dritë përtej errësirës” e cila u çel në mjediset e vendit të dëshmisë dhe kujtesës në Shkodër, në kuadër të 30 vjetorit të rikthimit të lirisë së besimit.

Ekspozita  me 90 postera është një homazh për të përkujtuar të gjithë ata njerëz të dënuar, torturuar e vrarë nga regjimi.

Për arqipeshkvin e Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, është e papranueshme që disa drejtues të asaj kohe sot të shpërblehen me dekorata dhe poste.

Top Channel