Antarktida thyen rekord! Termometri shënon temperaturën më të lartë

14/02/2020 10:40

Në Antarktidë temperaturat kanë thyer rekord, duke tejkaluar për herë të parë 20 gradë Celsius.

Studiuesit regjistruan një temperaturë prej 20,75C në një ishull larg bregdetit të kontinentit. Shkencëtari brazilian Carlos Schaefer i tha AFP-së se “kurrë nuk kishin parë një temperaturë të lartë në Antarktidë”.

Por ai paralajmëroi që temperatura, e regjistruar në 9 shkurt nuk ishte pjesë e një grupi të të dhënave afatgjata, por thjesht një lexim. Kontinenti gjithashtu shënoi një rekord javën e shkuar, me një lexim të temperaturës 18.3C në gadishullin Antarktik.

Ky lexim i fundit u mor në një stacion monitorimi në ishullin Seymour, pjesë e një zinxhiri ishujsh në të njëjtin gadishull, në pikën më veriore të kontinentit. Megjithëse temperatura është një rekord i lartë, z. Schaefer theksoi se leximi nuk ishte pjesë e një studimi më të gjerë dhe kështu, në vetvete, nuk mund të përdoret për të parashikuar një prirje.

“Ne nuk mund ta përdorim këtë për të parashikuar ndryshime klimatike në të ardhmen. Thjesht është një sinjal se diçka ndryshe po ndodh në atë zonë”, u shpreh ai.

Top Channel