Vuçiç takohet me Grenell: Urgjente që tarifa të hiqet dhe që bisedimet me Prishtinën të rinisin

13/02/2020 20:47

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është takuar me të dërguarin e posaçëm amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Sipas Vuçiç u është mirënjohës amerikanëve që kanë insistuar për heqjen e taksës që ka vendosur Kosova ndaj mallrave që hyjnë nga Serbia.

Vuçiç e quan një çështje urgjente heqjen e taksës, ndërsa  pranon se nëse kjo bëhet nisin bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Ne patëm një bisedë të hapur dhe të ndershme. Është me shumë rëndësi që Amerikanët insistojnë në heqjen e taksave. Jam mirënjohës Richard Grenell, Pompeo-it si dhe Presidenti Trump , duke kërkuar që tarifat të hiqen si çështje urgjente dhe që bisedimet midis nesh dhe Prishtinës të vazhdojnë.” shkruan Vuçiç.

Top Channel