
23/02 23:03
Eshtë rregjistruar viktima e parë nga virusi i gripit të zakonshëm në Shqipëri. Eshtë një 61-vjeçare që vuante nga sëmundje kronike, por që nuk ishte vaksinuar.
Pas komplikacioneve për shkak të sëmundjeve të zemrës dhe pneumonisë, gjendja e saj është rënduar.
Ajo është shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë ku edhe humbi jetën. Pothuajse çdo vit ka patur viktima në mesin e personave qe kanë pësuar komplikacione nga gripi.
Top Channel