Stilistja shqiptare që veshi 3 “Yje” në tapetin e kuq: Fustanin më të shtrenjtë e kishte…

28/01/2020 18:24

Stilistja shqiptare, Lia Stublla, veshi tre personazhe të njohur në tapetin e kuq të “Grammy Aëards”, duke u komentuar kështu në të gjitha mediat shqiptare dhe jo vetëm.

Përmes një lidhje Skype në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Lia tregoi se nuk ishte fort e lehtë të dizenjonte veshje për tre artiste që nuk i kishte takuar asnjëherë nga afër. Megjithatë ajo shprehu kënaqësinë që për të disatën herë arriti të prezantojë krijimet e veta në tapetin e kuq.

E pyetur nga Bieta se cili prej tre fustaneve që u veshën në Grammy kushtonte më tepër, Lia zbuloi se fustani më i shtrenjtë ishte ai i Lil Kim, ndërkohë i Petrës ishte më i liri.

Top Channel