Kadare mbush 84 vjeç/ Akademia e shkencave, kërkesë zyrtarë për çmimin nobel

28/01/2020 20:00

Gjeniu i letrave shqipe, shkrimtari Ismail Kadare feston sot ditëlindjen e 84. Personaliteti shqiptar më i certifikuar. Fitues I Man Booker International Prize, 2005. Mbajtës i Çmimit të Asturias dhe Jeruzalem.

I vlerësuar anekënd botës, por edhe i nderuar me urdhrin më të lartë të Francës, Kalorës, Oficer dhe Komandant i Legjionit të Nderit, Kadare ka bërë që roli i veprës së tij në kulturën shqiptare dhe jo vetëm të jetë i pazëvendësueshëm. Akademia e Shkencave dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, I kanë nisur një kërkesë zyrtare çmimeve nobel për kandidaturën e tij.

Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave

Me vendimin nr 9, 16.1.2020. Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i ka ripropozuar Akdemisë Mbretërore të Shkencave të Suedisë, kandidaturën e shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare për Çmimin Nobel në Letërsi. Duke vlerësuar jo vetëm nderimin e tij në shkallë ndërkombëtare, por edhe rolin e pazëvendësueshëm në letrat shqipe. Gjuha jonë arriti shkallën më të lartë të fuqisë shprehëse me veprën e Kadaresë.

Alda Bardhyli, kryetare e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit

Kadare prej vitit 63 kur është botuar Gjenerali.., e ka futur letërsinë shqipe në ajkën e letërsisë botërore. Sa herë që flitet për veprat më të mira të shek 20 apo 21 Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur , është prej 50 veprave më të mira botërore.

Kadare sot është i lexueshëm në 50 gjuhë të botës. Prej vitesh emri i tij është pjesë e listës së kandidaturave për Çmimin Nobel në Letërsi. Dhe po ashtu është cilësuar si jë ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohore.

Top Channel