Aksidenti ajror i 26 janarit bëri që bota të humbasë një prej emrat më të mëdhenj të basketbollit e sportit në botë, Kobe Bryant.

I njohur me pseudonimin ‘Black Mamba’ për aftësinë e tij për të zgjidhur gjithnjë situatat e vështira, Kobe Bryant ishte një prej 5 shënuesve më të mirë në historinë e kampionatit më spektakolar në botë NBA, madje deri para dy ditësh ishte në vendin e tretë në këtë klasifikim me 33643 pikë, por u kalua nga një tjetër yll i LA Lakers, Lebron James.

I lindur në 23 gusht të 1978, Kobe Bryant e shfaqi talentin që në moshën e adoleshencës teksa kaloi direkt në kampionatin e NBA pa luajtur atë të kolegjeve. Ai u zgjodh nga Charlotte në Draftin e vitit 1996 dhe ishte zgjedhja e 13 dhe Bryant ishte vetëm 18 vjec.

Por Charlotte e transferoi bryantin e ri te skuadrta e Los Angeles Lakers, ku ky yll i basketbollit krijoi edhe legjendën e tij duke u shndërruar në një burim frymëzimi për të gjithë brezat e rinj.

Me skuadrën e Lakers, Kobe bryant arriti të fitojë 5 tituj kampionë të NBA dhe këtu përfshihen edhe ato të periudhës 2000-2002 ku luajti përkrah një tjetër emri të madh të basketbollit amerikan si Shaquille O’Neal edhe pse raportet me të nuk ishin shumë të mira.

Pas largimit të O’Neal te Miami në 2004, Bryant ishte ylli i padiskutueshëm i LA Lakers dhe ai nuk i tradhëtoi pritshmëritë e tifozëve të skuiadrës kaliforniane teksa shënoi pa fund, në 2006 ai vendosi edhe rekordin e tij personal në karriere me 81 pikë personale të shënuar në ndeshjen me Toronton, duke u bërë i dyti me më shumë pikë të shënuara brenda një ndeshjeje pas Wilt Chamberlain me 100 pikë.

Pas humbjes së titullit të NBA në vitin 2008, Los Angeles Lakers u kthye te triumfi në kampionat në vitet 2009 dhe 2010 duke fituar në të dy rastet çmimin si Lojtari më i Mirë i Finaleve. Ai vijoi të luajë në nivele të larta edhe më pas pavarësisht problemeve fizike ndaj të cilave u dorëzua në sezonin 2015/2016 kur deklaroi tërheqjen e tij nëpërmjet një letre të publikuar në Players Trioobunë duke prekur zemrat e të gjithë fansave të basketbollit në botë./Klara Asqeriu/

FOTO GALERI
1/16

Top Channel