“Zombiland”/Qyteti kinez Wuhan, të vdekur nëpër rrugët e zbrazura dhe mjekë me veshje anti-kontaminim (Foto)

24/01/2020 11:05
Punonjes i shendetesise ne YWuhan qe ka vdekur ne rruge

Imazhe shokuese tregonin sot trupa pa jetë në rrugët Wuhan teksa autopritet përpiqen të përballen me pasojat e koronavirusit.

Qyteti është epiqendra e shpërndarjes së epidemisë dhe tashmë po quhet “zombiland” nga residentët e dëshpëruar .

Pamjet tronditëse në mediat sociale tregonin njerëz të rrëzuar në rrugë dhe në dhomat e spitaleve, pasi epidemia ka marrë jetën e të paktën 26 njerëzve.

Në një nga pamjet mjekët me veshje të rënda anti-kontaminim e maska gazi përpiqeshin të ndihmonin një njeri të shembur përdhe, i cili kishte qenë duke pritur në radhë për dokumentacione.

Një tjetër pamje tregonte një njeri në dukje i vdekur, me gjak që i dilte nga koka.

Komenti në imazhin  postuar shkruante: “Personi i infektuar me koroanavisur vdiq nga humbja e gjakut.”

FOTO GALERI
1/17

Top Channel