​SHBA tërheq stafin nga konsullata në Wuhan për shkak të virusit

24/01/2020 19:29

Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr stafin e saj dhe familjet e tyre nga konsullata në Wuhan, në reagim të përhapjes së koronavirusit të ri që shpërtheu në qytet.

Një zëdhënës i ambasadës deklaroi sot se urdhri u dha për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit të ri, problemeve logjistike të shkaktuara nga mbyllja e sistemit të transportit publik dhe spitalet e mbingarkuara në qytet.

Kina njoftoi sot mbylljen e shumë sektorëve të Murit të Madh si edhe të monumenteve të tjera simbol në Pekin, në kuadër të masave për kontrollin e përhapjes së koronavirusit.

Një tjetër vend historik, që u mbyll për shkak të koronavirusit ishte dhe Qyteti i Ndaluar në Pekin.

Top Channel