Arsenali dje ka arritur të marrë një barazim të vlefshëm në udhëtim tek Chelsea.

Ani pse ishte pa një lojtar në pjesën më të madhe të ndeshjes, djelmoshat e Artetas arritën që në fund ta barazonin rezultatin në 2:2.

Pas ndeshjes Xhala u shpreh se është shumë i lumtur me këtë barazim, duke deklaruar se luajtën shumë mirë edhe pse ishin me një lojtar më pak në fushë.

“Ne luajtëm shumë mirë pas kartonit të kuq. Është shumë e vështirë, por ne e treguam shpirtin e skuadrës. Ne po flisnim pas pjesës së parë dhe i thamë njëri-tjetrit se mund t’i arrijmë qëllimit. U kthyem dy herë në lojë dhe jam krenar për këtë skuadër”, tha Xhaka.

“Pas ndeshjes, askush nuk do të ketë pse të flasë për ne. Ne e treguam karakterin tonë të madh. Shumë njerëz kanë thënë se ne nuk kemi aspak karakter në skuadër, kështu që, me këtë ndeshje, ne e dëshmuam të kundërtën”, përfundoi ai.

Kujtojmë që Arsenal javën e ardhshme ndeshet me Bournmouth në kuadër të FA Cup

Top Channel