Shkencëtarët kanë identifikuar kraterin më të vjetër të shkaktuar nga një asteroid në tokë, dhe ai gjendet në Australi.

Sipas ekspertëve, ky zbulim mund të shpjegojë sesi arriti të dalë planeti nga epoka e akullnajave. Asteroidi goditi Yarrabubban, në Australinë Perëndimore rreth 2.2 miliardë vjet më parë – çka e bën kraterin me moshë gati sa gjysma e asaj të Tokës. Studiuesit arritën në këtë përfundim duke testuar minerale të gjetura në shkëmbinj në këtë zonë.

Ata e konsiderojnë këtë zhvillim si tejet emocionues, pasi mund të dëshmojë eventet që çuan në ngrohjen e planetit gjatë asaj epoke. Hulumtimi i Universitetit Curtin u botua në revistën Nature Communications.

Krateri është zbuluar që në 1979, por deri tani gjeologët nuk kishin zhvilluar teste për të parë sesa i vjetër ishte ai në të vërtetë. Për shkak të dy miliardë viteve erozion, krateri nuk mund të shihet me sy të lirë, ndaj shkencëtaret krijuan një hartë me gjurmët e tij në fushën magnetike të zonës, dhe përcaktuan se diametrin e kishte 70 km.

Top Channel