Policia zvicerane mendon se dy rusë të ndaluar në muajin gusht bë Davos, kanë qenë punonjës të shërbimeve sekrete, edhe pse hiqeshin si “hidraulikë”.

E përditshmja vendase Tages-Anzeiger thonë se të dyshuarit si agjentë rusë kanë pasur pasaporta diplomatike dhe mund të kenë qenë duke përgatitur fazën e parë të një operacioni spiunazhi në vendin ku organizohet forumi botëror i ekonomisë.

Burime të policisë zvicerane pohuan për BBC-në ndalimin e dy rusëve përpara disa muajsh, por ambasada ruse në Bernë deklaroi se gjiganti mediatik po përpiqet të krijojë “ një skandal nga asgjëja”. Sipas Tages-Anzeiger, policia kishte nisur të dyshonte nga qëndrimi trejavor i të dy burrave në hapësirat luksoze të Davosit. Kur efektivët i janë afruar, njëri prej rusëve është hequr si hidraulik, çka konstrastonte ndjeshëm me faktin që kishin pasaporta diplomatike.

“Të dy burrat kishin pasaporta diplomatike ruse por nuk ishin regjistruar zyrtarisht si diplomatë në Zvicër”, tha zëdhënësja e policisë, Anita Senti. Shërbimet zvicerane të sigurisë kanë vënë re një aktivitet të shtuar të inteligjencës ruse në shtetin e tyre gjatë viteve të fundit. Në raportin e Shërbimit Federal të Inteligjencës zvicerane më 2018, thuhet se një në katër diplomatë rusë në Zvicër është spiun.

Top Channel