Një çift i cili po bashkëjetonte në Leposaviç është përfshirë në skena dhune.

Femra e nacionalitetit serb dhe mashkulli maqedonas me shtetësi të Maqedonisë së Veriut pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës.

I dyshuari mashkull është arrestuar, pasi që i njëjti ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Top Channel