10 vjet pa Panajot Panon/ Partizani përkujton legjendën e futbollit shqiptar

19/01/2020 22:53

Ishte data 19 janar 2010 kur në moshën 71 vjeçare ndërroi jetë një prej legjendave të futbollit shqiptar, Panajot Pano.

Klubi i Partizanit ku ka kaluar karrierën e tij kjo figurë e shquar karrierën e tij, vendosi ta përkujtojë teksa në rrjetet sociale publikoi një video homazh në nder të Panajot Panos ku shfaqen golat e shënuar prej tij dhe triumfet me skuadrën e Kuqe.

Panajot Pano ka zhvilluar 210 ndeshje me fanelën e Partizanit në 18 vjet të karrierës së tij teksa ka shënuar 136 gola, ndërkohë që ka qenë edhe pjesë e Kombëtares Shqiptare me të cilën ka luajtur 24 ndeshje duke shënuar 4 gola. Me Partizanin, Panajot Pano ka fituar 4 tituj kampionë të vendit dhe 5 Kupa të Shqipërisë.

Karriera e shkëlqyer e Panajot Panos është shoqëruar padyshim edhe me cmime të shumta individualë ku përfshihen cmimi ‘Mjeshtër i Merituar i Sportit’, ‘Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave’ i dhënë në 2003 nga FSHF, Lojtari i Shekullit” i akorduar nga Uefa/Fifa, ‘Nderi i Kombit’ i dhënë nga ish presidenti republikës Bamir Topi në 2009 dhe “Simboli Qytetit të Tiranës” titull i dhënë në 2017 nga kryetari Bashkisë Erion Veliaj.

Top Channel