“Kishte paguar portalin për të më ‘sulmuar’ mua”, ish-deputetja e PD zbulon si u përpoqën ta dëmtonin!

17/01/2020 17:54

Ish-deputetja e PD, Oriola Pampuri, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi se si një person që njihte ishte përpjekur t’i dëmtonte imazhin, duke paguar për publikimin e një shkrimi dashakeqës në një portal.

“Jam ndjerë shumë keq kur më kanë thënë që ‘dikush ka shkruar tekstin për ty’, ma kanë thënë me emër e mbiemër, ndërkohë që unë me atë personazh takohesha thuajse çdo ditë,” tha Oriola.

Ajo tregoi se në rastin e mësipërm qëndroi indiferente, njëjtë siç reagon me të gjithë komentet fyese që ndodh t’i adresohen padrejtësisht në mediat sociale.

Top Channel