Një adoleshente angleze për pak u verbua për shkak të një incidenti gjatë vendosjes së qerpikëve fals në Essex.

Lainey Palmer, 19 vjeç iu desh të shkonte në spital për mjekim, pasi qerpikët iu ngjitën në sy. Sipas saj, fajin e kishte një kursante që iu vetëofrua për t’i vendosur zgjatuesit e qerpikëve falas, pasi ajo kishte punuar si modele vullnetare në një sallon bukurie. I thashë tre herë që të ndalonte sepse po më dhimbte, por ajo s’më dëgjoi- shprehet Lainey. Ajo u bën thirrje vajzave të reja të kenë kujdes së çfraë produktesh hedhin në sy dhe kush ua vë ato.Mësuesja e hipizmit tha se qerpikët e saj nuk do t’i rriten më.
Por të paktën ndihet me fat se nuk humbi shikimin. Asaj iu desh ndërhyrje mjekësore dhe dy ditë pushim nga puna, për t’u rehabilituar nga ky incident në sallonin e bukurisë.

FOTO GALERI
1/6
19 vjecarja para se te vendoste qerkipet

Top Channel