Një fabrikë ka shpërthyer pasditen e sotme në Spanjë, ku si pasojë një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur shkruajnë mediat e huaja.

Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Katalonjës zjarri shpërtheu menjëherë pas orës 6:30 të pasdites, në një fabrikë kimike në provincën Tarragona të Spanjës verilindore, me shumë mundësi si rezultat i një aksidenti kimik.

Si pasojë e shpërthimit qielli është mbushur nga sasi të dendura tymi, gjithashtu edhe shërbimi hekurudhor është pezulluar. Pas shpërthimit, menjëherë në vendngjarje janë drejtuar 20 automjete të urgjencës mjekësore, për të bërë të mundur shpëtimin e të gjithë personave që ndodheshin në brendësi të fabrikës, në të cilën një prej tyre humbi tragjikisht jetën.

Top Channel