Sot, dita e fundit në hotel/ Në Lezhë përfituesit e bonusit të tërmetit do qëndrojnë derisa të gjejnë shtëpi

03/01/2020 15:22

Banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilët janë të akomoduar në Shëngjin prej më shumë se një muaj nuk dinë se cili do të jetë fati i tyre.

Dita e sotme 3 janar ishte afati që ata të dilnin nga hotelet. Ata zhvilluan një greve pak ditë më parë dhe u takuan me kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushi,  i cili u ka premtuar se do të qëndrojnë në hotele deri në sigurimin e banesave me qira.

Banorët e Thumanës, Laçit dhe Mamurrasit deklarojnë se gjetja në një banesë me qira mbetet një mision tepër i vështirë, pasi çmimet e qirave janë rritur.

Motër Mariglena Gjoni është me profesion psikologe, e cila ka ardhur nga Italia për t’u qëndruar pranë të prekurve nga tërmeti. Ajo tregon se banorët janë mjaft të shqetësuar se nuk dinë se nga do të shkojnë pas disa ditësh.

Banorët tashmë mbeten në pritje të një vendimi se kur do të dalin nga hotelet dhe cila do të jetë e ardhmja e tyre.

Top Channel