Shqipëria gjatë 2019 u karakterizua nga turbulenca të forta politike po ashtu u përball edhe me një tërmet me pasoja shkatërrimtare. Astrologia Meri Shehu e intervistuar nga gazetari  Top Channel Muhamed Veliu, bën këtë parashikim.

Kryeministri Edi Rama mundi të përballojë aksionin e fortë opozitar zhvilluar përmes protestave me molotov poshtë zyrës së tij dhe gjuhën e fortë me tone kërcënuese që vinte nga presidenca. Por si do të jetë viti politik 2020? Astrologia Meri Shehu e intervistuar nga Top Channel, bën këtë parashikim për të parin e maxhorancës qeverisëse.

MERI SHEHU-Gaforret janë në pozicion të vështirë këtë vit në atë të fundit nga Parashikimi që kam bërë për renditjen. Kjo do të thotë që s’janë në pozicion komod do tu duhet shumë punë shumë lodhje bashkëpunime nga disa gjëra do të tërhiqen dhe për disa gjëra do të bëjnë marrëveshje. Është vit marrëveshjesh. Nëse nuk arrinë marrëveshje gaforret janë në vend të fundit.

Top Channel