Pothuajse 30 mijë persona kanë marrë pjesë në sondazhin e organizuar nga faqja e madhe britanike. Lad Bible, për të votuar serialet më të pëlqyera të dhjetëvjeçarit të fundit, dhe në vend të parë është Peaky Blinders, i cili nis transmetimin edhe në Top Channel më 5 janar, ndërkohë që në vend të dytë e të tretë u renditën seriale që po ashtu janë transmetuar në Top Channel.

Nga 30 mijë votues, 29% prej tyre zgjodhën Peaky Blinders në vend të parë. Me shumë pak vota diferencë, “Breaking Bad”, që po ashtu është transmetuar në Top Channel, u rendit në vend të dytë. Ndërsa në vendin e tretë u rendit Game of Thrones (Froni i Shpatave), me 27.4% të votave, shtatë sezone të të cilit janë transmetuar në Top Channel.

Seriale të tjerë që morën shumë vota ishin “The Stranger Things”, “Chernobyl”, “Black Mirror”, “True Detective”, “Top Boy”, “The Handmaid’s Tale”, etj.

Fituesi i çmimit BAFTA, i 15 çmimeve të tjera dhe me 30 nominime, seriali hit i BBC dhe Netflix “Peaky Blinders-Banda e Birmingamit”, vjen në ekranin e Top Channel, çdo të dielë në orën 21.

 

Top Channel