Frok Çupi në Top Talk: PS-PD do te bashkëqeverisin, Basha ka filluar të distancohet nga “refraktarët”

30/12/2019 21:00

Në studion e Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja ka qenë i ftuar analisti Frrok Çupi i u shpreh se mund të kemi një bashkë qeverisje të PD-së dhe PS-së.

Ai shtoi se mund të kemi edhe zgjedhje të parakohshme në momentin që reforma në drejtësi të japi efektet e para.

Çupi: Shikoj që kryetari i Partisë Demokratike është distancuar nga skuadrat e skifterëve dhe po tenton të kthehet në normalitet. Me sa kuptoj është nën influencën e partnerëve perëndimor.

Me atë parti që do të mbetet pa devocion tek politikanët e vjetër do ketë një opozitë, një opozitë normale dhe unë besoj dhe e shikoj që projekti i aleatëve dhe i paqtimit i krijimit të besimit për të cilët po flasim është që nesër të kemi një qeveri të përbashkët të socialistëve dhe demokratëve që do mbeten jashtë luftës.

Zgjedhje të parakohshme mund të ketë në çdo kohë, por zgjedhje të parakohshme në Shqipëri ka vetëm në momentin kur reforma në drejtësi të japë efektet fillestare .

Top Channel