Tottenham Hotspur këmbëngul për Gareth Bale.

Me kërkesë të Jose Mourinhos, Spurs-at nuk heqin dorë nga sulmuesi i Realit të Madridit i cili kërkon të largohet nga Los Blancos dhe është gati të rikthehet te ish-klubi i tij.

30 milionë euro plus kartonin e Christian Eriksen i cili është në skadencë kontrate me Tottenham, është kjo oferta që ka bërë klubi londinez për Bale për ta rikthyer atë në ishull që në merkaton e janarit.

Të paktën kështu raportojnë mediat angleze, megjithatë mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigjia e Los Blancos, edhe pse Eriksen pëlqehet shumë nga presidenti i Realit, Florentino Perez.

Top Channel