Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollin.

Presidenti Meta e falenderoi Pacollin për mbështetjen dhe ndihmën e vyer të autoriteteve të Kosovës, dhe veçanërisht për angazhimin e tij personal, për të kontribuar me një ndihmë financiare prej rreth 1 milion euro, për tejkalimin e pasojave të rënda të tërmetit të 26 nëntorit.

Pacolli shprehu gatishmërinë për të filluar sa më parë projektin e tij bamirës për ndërtimin e banesave të reja të familjeve në Thumanë, që humbën shtëpitë e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore.

“Pata sot një takim të përzemërt me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, z.Behgjet Pacolli. E falenderova me mirënjohje për ndihmën e tij financiare prej rreth 1 milion euro, për tejkalimin e pasojave të rënda të tërmetit të 26 nëntorit, nëpërmjet realizimit të projektit të tij bamirës për ndërtimin e banesave të reja të familjeve në Thumanë që humbën shtëpitë e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore“, shkruan Meta në postim.

Top Channel