Banda sulmon rajonin, vret tre policë, rrëmben 3 zyrtarë dhe 1 gjykatës

12/12/2019 18:24

Një rajon policie ka humbur tre agjentë, dhe katër zyrtarë janë marrë peng nga bandat e drogës në Meksikë.

Anëtarët e kartelit “Brezi i ri i Haliskos” morën përgjegjësinë për sulmin në Vilagran, Guanahuato.

Anëtarët e grupit kriminal thuhet se dërguan njerëzit e tyre më të fortë për të marrë peng katër zyrtarë, përfshi një gjykatës.

Ata lanë pas një parullë me një mesazh kërcënues ndaj kujtdo që ishte aleat me rivalët e tyre, kartelin Santa Rosa de Lima.

Mes dy karteleve ka nisur lufta që në vitin 2017, për shkak të kontrollit të biznesit fitimprurës të naftës.

FOTO GALERI
1/20
Një rajon policie ka humbur tre agjentë, dhe katër zyrtarë janë marrë peng nga bandat e drogës në Meksikë, mes tyre një gjykatës.

Top Channel