“Duhet që sigurim i banesave të bëhet i detyrueshëm, sigurimi ndaj katastrofave të bëhet i detyrueshëm”.

Kjo ishte përgjigjja që kryeministri Edi Rama i dha propozimit të profesoreshës Luljeta Bozo sa i përket financimit të rindërtimit të banesave edhe nga ata individë të prekur që nuk kishin respektuar asnjë kod ndërtimi.

“Në këtë fazë nuk mund tu kërkojmë njerëzve që të paguajnë”, theksoi Rama në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit.

Sipas Ramës, qytetarëve duhet tu bëhet e ditur se Qeveria nuk do të rimbursojë më dëme të tilla dhe se të gjitha banesat duhet të sigurohen. Ai solli rastin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku banesat e shkatërruara nga urganet dëmshpërblehen, sipas tij, nga kompanitë e sigurimeve.

  “Kujdes me inventarin”, Rama: Po i bien shtëpive me vare sepse mendojnë se do na i bëjë Elvisi

  Bozo: Ka pallate të dëmtuara nga ndërhyrjet, autorët të përgjigjen

Top Channel