Një banane e mbajtur me ngjitëse tërhoqi vëmendjen e mediave pasi ishte një vepër arti që u shit për 120 mijë dollarë.

Vepra minimaliste ishte shfaqur në një ekspozitë në Majemi, të quajtur “Art Basel”, dhe ishte realizuar nga Maurizio Cattelano.

Vepra ishte një simbol i tregtisë botërore, e cila fshihte kuptime të dyfishta si dhe nuanca humori. Ideja e tërhoqi shumë një koleksionist francez, i cili ofroi 120 mijë dollarët për ta blerë.

Por artisti “i uritur” shkoi dhe e hëngri bananen, dhe tha se ishte pjesë e performancës së tij, si art pamor. Artisti i njohur me emrin Dutana doli para gazetarëve të çuditur, të cilët e fotografuan duke mbllaçitur 120 mijë dollarët.

Dutana u arrestua nga policia, por u lirua pasi organizatorët e zëvendësuan bananen e veprës së artit me jë tjetër. Pasi u lirua, artisti tha: “Më pëlqeu arti i Katelanos.  Ishte shumë i shijshëm”.

Top Channel