Anthony Joshua merr revanshin ndaj Andy Ruiz Jr dhe rifiton titujt botëror në peshat e rënda në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.

Në sfidën e zhvilluar në qytetin antik Diriyah, pjesë e trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, boksieri britanik fitoi me votim unanim ndaj Ruiz pas 12 raundeve.

Joshua e mori kontrollin e sfidës kundrejt boksierit amerikan me origjinë meksikane që në raundin e parë për të mos bërë më asnjë lëshim gjatë gjithë 12 raundeve.

Ndërkohë që 14 mijë të pranishmit në Diryah Arena shpërthyen në entuziazëm duke thirrur pa fund emrin e britanikut Ruiz Jr u duk sikur nuk ishte boksieri që i hoqi titullin Joshuas në muajin qershor, ndërkohë që verdikti i 3 gjyqtarëve të sfidës ishte dukshëm në favor të britanikut; 118-110, 118-110 dhe 119-109 rezultate këto që i dhanë të drejtën Joshuas të festojë titullin botëror ashtu sic bëri edhe rivali i tij përpara 6 muajsh në Madison Square Garden në New York.

Top Channel