“70 birra dhe dy paketa cigare në ditë, nisa pijen që 13 vjeç”/ Ish-mbrojtësi i Romës rrëfen momentin e errët: Kur shkova për herë të parë në kishë… 16/05 10:53
Janë dënuar me 2.6 vite burg Nehat Foljeta dhe Sehar Xhenje, pasi sulmuan ish-trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka.
Treshja e gjyqtarëve Tonin Stërkaj, Arben Çela dhe Sokol Shehu, në vendimin e tyre përfundimtar kanë vendosur të ndryshojnë akuzën e ngritur nga prokuroria e Shkodrës për dy të pandehurit Foljeta dhe Xhenje, duke i dënuar ata për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 22 shkurt 2018, në orën 18:00 kur në Komisariatin e Policisë Shkodër është paraqitur Ernest Gjoka, me detyrë trajner i ekipit të futbollit “Vllaznia”, i cili ka bërë kallëzim në lidhje me një ngjarje të ndodhur pas seancës stërvitore të datës 22 shkurt 2018 të ekipit të “Vllaznisë”, Shkodër.
Top Channel