Vazhdon kriza në rezultat për skuadrën e Napolit.

Skuadra e Ancelotit regjistroi një tjetër barazim, këtë radhë në Friuli ndaj Udinezes me rezultatin 1-1 duke mos qenë në gjendje që të bëjë kthesën duke qenë se nuk fiton që nga 19 tetori.

Në pjesën e parë Udineze befasoi napoletanët teksa shënuan golin e avantazhit me Lasagnan. Në pjesën e dytë, Zielinski barazoi rezultatin, por pa e larguar krizën që duket se është ulur këmbëkryq te Napoli ku trajneri Ancelotti sheh që vendi i tij të rrezikohet seriozisht

 

 

 

Top Channel