I ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, të drejtuar nga gazetari Denis Dynjaja ishte avokati Spartak Ngjela. Në studio u fol për pasojat që la pas tërmeti, fajtorët kryesorë të saj. Në bashkëbisedim e sipër me gazetarin, Ngjela tha se vrasja e 50 personave është një krim, i cilësuar në perëndim si një vrasje e thjeshtë. Gjithashtu ai shtoi se i rëndësishëm është dhe dëmi penal me karakter civil dhe me këto terma i referohet shtëpive të rrënuara.

“Nuk është krim apo vepër penale ajo që ndodhi me vrasjen e 50 njerëzve, kjo është vrasje të thjeshtë ose jo, kjo varet, perëndimi e quan si vrasje të thjeshtë. Është edhe dëmi penal, se dëmi civil që vjen nga një vepër penale quhet dëm penal por që ka karakter civil. Është shtëpia e personit që ka humbur, plaçkat të gjitha orenditë, ka një vlerë kjo. Krijon veprën penale nëse unë se kam këtë, çdo gjë mund të gënjehet, por çmimit të banesës nuk i shpëton dot. Dëmshpërblimit të individëve mund të humbasin njëri ka pasur 100 mijë, ato nuk i shpëtojnë dot dëmit material, që ka shkaktuar banesat që kanë qenë shumë të shtrenjta në plazhin e Durrësit dhe në Durrës”, tha avokati.

Më pas gazetari Denis Dynjaja ngriti në pyetje në drejtim të avokatit, duke i thënë se të gjitha këto arsyetime që ju thatë kryeministri Edi Rama do ti quante Broçkulla dhe sharlatanizma. Por edhe për këtë pyetje Ngjela e kishte një përgjigje.

“Jo s’ka sepse, ai u tremb se në fillim tha kështu ka ndodhur këto kanë qenë shtesa. Ai dëshironte të krijonte alibi. Më pas  pasi foli ekspertiza që kjo është vrasje filloi të reflektoi, mirë është të reflektoi deri në fund dhe të marrë pafajësi, gjithmonë nëse qeveria e tij nuk ka faj, atë nuk e di unë dhe nuk e përcaktoj dot. Këtu problem është se janë të obliguara të gjithë qeveritë dhe të gjithë kryetarët e bashkive”, e përfundoi fjalën e tij Spartak Ngjela.

Top Channel