Pas tërmetit të fuqishëm që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter, ku si pasojë e saj 51 persona humbën jetën dhe mbi 900 të tjerë u plagosën. Si pasojë shumë banorë u larguan nga shtwpitw e tyre drejtë vendeve që mund të cilësohen si më të sigurta.

Zonat më të prekura dhe që regjistruan numrin më të madh të dëmeve dhe të banesave të dëmtuara ishin zona e Durrësit dhe e Thumanës. Pikërisht banorë nga këto dy zona braktisën banesat e tyre dhe u larguan drejt Kosovës por edhe jugut të Shqipërisë.

Pak çaste më parë Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ishte në një takim në qytetin e Preizrenit, me banorët që kanë gjendur strehim pranë kampeve inovative të ndërtuara posaçërisht për ta.

Me ane të një postimi në “Facebook” presidenti shprehet se falenderon kryetarin e Komunës së Prizrenit Z. Metaher Haskuka si edhe grupet e vullnetarëve që kujdesen për personat e prekur nga tërmeti. Gjithashtu ai shton se ka biseduar me qytetarët për një tejkalim të situatës emergjente dhe të rikthehen drejtë normalitetit.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Sot në mbrëmje u takova me bashkëqytetarët e mi, që humbën banesat si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, të strehuar në kampin e Inovacionit në Prizren. Bashkëbiseduam për tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin në normalitet.

Falnderoj Komunën e Prizrenit dhe kryetarin e saj Z.Metaher Haskuka për përkujdesjen e plotë dhe vëllazërore, në veçanti vullnetarët që shërbejnë me dashuri pa u lodhur”, shkruan në postimin e tij Presidenti i Republikës.

Top Channel