Në studion e “Top Talk”, ishte e ftuar ish-ministrja e Financave, Irena Beqiraj, e cila u shpreh se është skeptike nga donatorët e ofruar deri më tani, ku sipas saj janë donatorë lokalë dhe jo ndërkombëtarë që mund të ofronin siguri më shumë.

“Donatorët e paraqitur deri më tani shumë mirë që janë, por unë nuk pres ndonjë rezultat serioz nga kjo tryezë mes donatorëve dhe qeverisë. Deri tani na janë ofruar vetëm donator lokalë, që përfaqësojnë fonde që burimin kryesorë të të ardhurave e sigurojnë nga diaspora. Deri më tani nuk kemi donatorë seriozë siç janë Brukseli ose Bashkimin Europian”, tha ish ministrja.

Më tej ajo shtoi:

“Ky fond na pëlqen apo s’na pëlqen neve duhet të menaxhohet nga qeveria. Ne kemi nevojë për fondin shqiptar të ndërtimit, sa kanë qenë kostot si do të menaxhohen ato. Gjithashtu duhet të vendosen në funksion mekanizmat e transparencës dhe menaxhimit në mënyrën e duhur të këtyre fondeve. Po të shikosh të gjithë fondet e menaxhimit që kanë nxjerrë qeveritë në botë, në krye janë vendosur një përfaqësues i qeverisë dhe pjesa tjetër përbëhet nga grupet e donatorëve. Për mendimin tim kjo duhet të ndryshojë dhe i gjithë procesi duhet të vendoset në funksion të qeverisë. Pasi ky organ e di më së miri se ku janë problematikat më të mëdha dhe ku është nevoja më e madhe dhe emergjente për të investuar”, e përfundoi fjalën e saj zonja Beqaj.

Top Channel