Mësohen vendet ku do të zhvillohen finalet e Ligës së Kombeve, Kosova e pafat

22/11/2019 18:51

Është hedhur shorti në Nyon të Zvicrës, ku janë mësuar vendet pritëse të finaleve që do të zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dardanët dhuruan emocione të mëdha gjatë kualifikueseve për Euro 2020, por dështuan të zënë një vend, pasi përfunduar të tretët në Grupin A, ndërsa kanëedhe një mundësi të artë për të ‘kap’ kualifikimin nga Liga e Kombeve.
Kosova ka pasur fatin të fitojë grupin e vet në kuadër të Ligës D në Ligën e Kombeve, së bashku me Maqedoninë e Veriut, Bjellorusinë dhe Gjeorgjinë.
Pikërisht me fqinjin tonë, Maqedoninë e Veriut, Kosova do të përballet në gjysmëfinale, të cilën e zhvillon si mysafirë me 26 mars, ndërsa në po këtë ditë takimin do të zhvillojnë edhe Gjeorgjia me Bjellorusinë.
Finalja e madhe mes dy ekipeve që do t’i fitojnë gjysmëfinalet është vendosur tashmë pas hedhjes së shorit.

Fituesi i takimit në mes të Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë do ta pres finalen e madhe të Ligës D të Kombeve më 31 mars.
Kosova ishte e pafat në këtë short pasi pritjet ishin të mëdha që finalja të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Nëse e arrin kualifikimin, kjo do të ishte arritje historike pasi do të ishte hera e parë që Kosova do të luajë në një Kampionat Evropian.

Ndryshe, ky Kampionat Evropian do të zhvillohet në 12 shtete të ndryshme të Evropës nga 12 qershori deri më 12 korrik të vitit 2020, ndërsa shorti për fazën e grupeve të EURO 2020 do të mbahet më 30 dhjetor të këtij viti.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel