U diagnostikua me leucemi, Mihalovic rikthehet për të stërvitur skuadrën e Bologna-s

20/11/2019 21:06

Sinsia Mihalovic është diagnostikuar me leucemi akute në muajin korrik të vërës që lamë pas dhe kohën më të madhe të gjithë kësaj periudhe e ka kaluar në spital.

Ditën e sotme trajneri i Bolognas është larguar nga spitali “Sant’Orsola”, pas përfundimit të raundit të tretë të kimioterapisë. Serbi ka vendosur që të rikthehet të stërvitë skuadrën në fushë këtë të enjte, përpara sfidës që ekipi i Bolognas do të zhvillojë kundër Parmës në kampionat.

Ariana Mihajolvic bashkëshortja e trajnerit e konfirmoi lajmin në rrjetet sociale, duke postuar një seri fotografish me bashkëshortin e saj në momentin që po linin spitalin. Ariana ka shkruar këtë mesazh:

“Gjërat më të bukura nuk janë aty. Po kthehemi në shtëpi”.

Gjithashtu edhe në faqen zyrtare të klubit në internet është konfirmuar lajmi për rikthimin e teknikut këtë të enjte: “Nesër, Sinisa Mihajlovic do të jetë Casteldebole për të zhvilluar seancën stërvitore”.

Top Channel